Mori më shumë se 24 orë kohë siç premtoi, që të thoshte të tijën për Reformën Zgjedhore. Kryeministri foli në parlament duke zbuluar çka është pranuar deri tani dhe çfarë ka mbetur ende për t'u dakordësuar për ligjin elektoral. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve thotë është e turpshme dhe nuk u kërkuar nga shumica.
?Duke përdorur ligjet e veta në Budenstagun Gjerman, për të imponuar këtë axhendë. Nuk i kam kërkuar unë ambasadorët, por duke qenë se të tjerët ishin të gatshëm të uleshin me tre palë përkthyes shqip-shqip, ne e pranuam. Dhe së paku kur të tjerët që marrin ato emailet e pafundme nga selia e opozitës këtu, shqiptari nga mbrapa duke i gjumuar, për t?i thënë sa i poshtër është shqiptari tjetër. Së paku të kenë mundësinë që ta verifikojnë?.
Ashtu siç është bërë publike, kërkesa për përdorimin e teknologjisë është pranuar nga socialistët, por për kreun e qeverisë koha nuk është e mjaftueshme të përdoret në zgjedhjet e ardhshme. Gjithsesi përgjegjësinë ia kalon opozitës dhe të zgjedhurit të saj si nënkryetar i KQZ, pasi reforma të jetë miratuar në Kuvend.
?Nga momenti i firmosjes së kontratës, deri në momentin e realizimit të sistemit elektronik duhen minimumi 6 muaj, shumë vonë, jemi Qershor. Proçesi këtu në parlament kërkon javët e veta, nuk ka problem, ne e pranojmë që të bëhet 100%. Nëse arrihet, Partia Demokraike ta gjej një njeri, një nga dhomat e SHQUP-it ta vendosi atje me votën tonë zvendës kryetar të KQZ-së me mandatin eskluziv që të merret me teknologjinë?.
Rama përsërit se depolitizimi është një kërkesë e OSBE/ODIHR-it dhe është i mundshëm.
?Edhe në ekzekutivin qëndror ka 9 mijë nënpunës civilë. 67% e tyre janë aty përpara 2013. I kemi thënë që çdo parti mund të nxisë dynjanë e njerëzve që të shkojnë të rregjistrohen vullnetarë, për të hyrë në administratën zgjedhore".
Iu përgjigjet dhe akuzave për mos mbajtjen e premtimit për përfshirjen në ligjin elektoral të votës se emigrantëve.
?Ne e kemi vendosur në draft, që KQZ-ja merr detyrën të realizojë votën e emigrantëve. Dhe ti nuk mund ta fillosh punën kur të vjen në fund, veza midis dilemës, a të hyj a mos hyj në kotec?.
Huazoi deklaratat e ambasadores amerikane për të thënë se tashmë i gjithë fati i Reformës Zgjedhore është në duart e Lulzim Bashës.
?Ata që kanë topin të thonë se ku do e çojnë topin, do e nxjerrin nga stadiumi. Do e kapin dhe do thonë topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj unë. Po të presim. Po t'i referohemi biblotekës së fëmijëve në Kamëz, topi nuk do gjuhet,po do mbahet poshtë fanellës. Pak humor kamzalinjsh".
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/